Përplaset me kamionin, treni del nga shinat dhe shkakton kaos

Nga A2 CNN
29 Korrik 2024, 18:39 | Bota

Përplaset me kamionin, treni del nga shinat dhe shkakton kaos

Një tren me 8 vagonë doli nga shinat në rajonin e Volgogradit pas përplasjes që lokomotiva pësoi nga një kamion i tonazhit të rëndë në një kryqëzim.

Nga të dhënat paraprake  bëhet me dije se disa nga pasagjerët e trenit kanë mbetur të plagosur, por pa pasoja për jetën.

Aktualisht, shërbimi hekurudhor në Volgograd është pezulluar, teksa vijojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos