Përshkallëzim i ri? Pentagoni gati të dërgojë 3 mijë trupa drejt Lindjes së Mesme

Nga A2 CNN
24 Mars 2026, 19:09 | Bota

Përshkallëzim i ri? Pentagoni gati të dërgojë 3

Pentagoni po planifikon dërgimin e rreth 3 mijë trupave shtesë në Lindjen e Mesme, në kuadër të përforcimit të pranisë ushtarake mes tensioneve me Iran.

Sipas raportimit të Wall Street Journal, një urdhër zyrtar me shkrim për dislokimin e trupave pritet të miratohet brenda disa orësh.

Burimet bëjnë me dije se trupat do të jenë pjesë e Divizionit të 82-të Ajror, një nga njësitë më elitare të Ushtrisë amerikane, e specializuar për ndërhyrje të shpejta në zona konflikti.

Ky zhvillim i jep më shumë fleksibilitet strategjik Presidentit Donald Trump, për të zgjedhur mes disa opsioneve në raport me situatën në përshkallëzim me Iranin.

Lëvizja shihet si një sinjal i qartë i rritjes së gatishmërisë ushtarake të SHBA-së në rajon, ndërsa mbetet e paqartë nëse kjo do të pasohet nga veprime të drejtpërdrejta apo do të shërbejë si presion strategjik ndaj Teheranit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos