Policia arrestoi dhjetëra demonstrues pro-palestinezë në Universitetin e Nju-Jorkut në Manhatan të hënën, ndërsa autoritetet shtuan përpjekjet për të shuar protestat e studentëve në mes të shqyrtimit mbi antisemitizmin në kampuset amerikane.
Oficerët e policisë ndërhynë mbi protestuesit e Universitetit të Nju-Jorkut, menjëherë pas natës së të hënën pasi, qindra demonstrues për orë të tëra kishin sfiduar paralajmërimet e universitetit se do të përballeshin me pasoja, nëse nuk do të lironin sheshin ku ishin mbledhur.
Protestuesit u përleshën me oficerët e policisë. Një zëdhënës i policisë së Nju-Jorkut tha se arrestimet u bënë pasi universiteti i kërkoi policisë të zbatonte ligjin për shkeljet, por numri i përgjithshëm i arrestimeve mbetet i panjohur deri shumë më vonë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Protestat në universitetet e Yale, Kolumbia, Nju-Jork dhe kampuset e tjera universitare anembanë vendit filluan si përgjigje ndaj përshkallëzimit të konfliktit izraelito-palestinez, pas sulmit vdekjeprurës ndërkufitar nga militantët e Hamasit më 7 tetor dhe reagimit të ashpër të Izraelit në Gazë. (A2 Televizion)