Përshkallëzohen përplasjet në Lindjen e Mesme! Breshëri sulmesh nga milicitë pro-Iranit

Nga Rosalba Bejdo
10 Janar 2024, 13:50 | Bota

Përshkallëzohen përplasjet në Lindjen e Mesme, mes milicive të mbështetura nga Irani dhe forcave perëndimore. Siç bëri me dije sekretari i mbrojtjes në Britaninë e Madhe, trupat britanike dhe ato amerikane, kishin parandaluar sulmet më masive deri më tani nga rebelët Hudhi ndaj lundrimit ndërkombëtar në detin e kuq.

Siç mësohet grupi i mbështetur nga Irani hodhi 18 dronë dhe 3 raketa mbrëmjen e së martës. Sipas ushtrisë amerikanë ato u rrëzuan nga avionë dhe luftanijet e forcave britanike dhe të SHBA. Rebelët Huthi nuk kanë komentuar, por së fundmi ato kanë shënjestruar një sërë anijesh tregtare ndërkombëtare në kundërpërgjigje të luftën në Gaza.

Grupi ka pretenduar shpesh në mënyrë të rreme, se anijet e sulmuara ishin të lidhura me Izraelin. Ushtria amerikane njoftoi se sulmi i së martës ishte I 26 që prej 19 nëntorit. SHBA Britania e Madhe dhe 10 shtete të tjera, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Australinë dhe Japoninë kanë paralajmëruar Huthin t’i japin menjëherë fund fushatës së agresionit, që sipas tyre kërcënon në mënyrë direkte lirin e lundrimit, në një itinerar kritik detar, ku kalon gati 15përqind e tregtisë globale. 

Aleatët i kanë rezistuar kundërpërgjigjeve ndaj objektivëve në zonat veriore të Jemenit që kontrollohen nga rebelët, por sekretari britanik i mbrojtjes Grant Sharp paralajmëroi se rebelët Huthi do të mbanin përgjegjësi.     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos