Persona të armatosur sulmojnë xhaminë në Afganistan, të paktën 6 viktima

Nga A2 CNN
30 Prill 2024, 12:36 | Bota

Persona të armatosur sulmojnë xhaminë në Afganistan,

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të lënduar, si pasojë e një sulmi me armë në një xhami në Afganistan.

Sipas dëshmive, 3 persona hynë në ambientet e brendshme të xhamisë dhe nisën të qëllonin ndaj besimtarëve. Mes viktimave ishte dhe imami i xhamisë dhe një fëmijë i mitur.

Ministri i Brendshëm dënoi ashpër këtë sulm të rëndë, teksa asnjë grupim militant nuk ka marrë përgjegjësinë për të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos