Varka që i çonte drejt Europës së ëndrrave u përmbys, 9 emigrantë të vdekur në Mesdhe

Nga A2 CNN
30 Prill 2024, 08:43 | Bota

Varka që i çonte drejt Europës së ëndrrave u

Roja bregdetare tuniziane gjeti nëntë trupa në det në brigjet e Mahdia të hënën, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TAP. Nëntë trupa në gjendje dekompozimi u gjetën në zonën e bregdetit Tsemba dhe dy të tjerë në bregdetin e Salakta, sqaroi i njëjti burim.

Ndërsa numri i emigrantëve që përpiqen të arrijnë në Europë përmes detit është rritur sërish këtë vit, fundosjet e anijeve me shumë viktima janë shumëfishuar në Mesdhe që nga fillimi i vitit. Të vdekurit që janë zbuluar vetëm në ujërat e Tunizisë kanë kaluar tashmë 200.

Në vitin 2023, sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), pothuajse 2500 njerëz vdiqën ose u raportuan të zhdukur duke u përpjekur të kalonin Mesdheun dhe të arrinin në Europë me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë. Kjo ishte një shifër e rritur me 75%, krahasuar me vitin 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos