"Përvëlohet" një pjesë e Amerikës, rekord temperaturash, gati shatërvanet e ujit për banorët

Nga Denisa Pasholli
23 Qershor 2024, 15:17 | Bota

Në Amerikë, duket se zgjidhjen për t’u freskuar sadopak gjatë ditës, e kanë zgjidhur autoritetet.

Kudo qarkullojnë video nëpër rrjetet sociale që tregojnë qytetarët, por edhe kafshët, që freskohen në rrugë nga i nxehti, për të cilin nuk mjafton vetëm një shishe uji në dorë po një akullore. Veç pishinave hapur në 24 orë, akullores apo edhe hijes së pemëve, autoritetet kanë vendosur në qytetet më të nxehta, edhe disa shatërvanë artificiale, kudo në rrugë e lagje.

Në shumë shtete, mes të cilave edhe Uashington, temperaturat kanë fundjavë kanë arritur rekorde të reja, që prej viteve ’80, me gati 40 gradë. Dhe sipas Shërbimit Kombëtar Amerikan, këtë verë do thyhen rekorde të dekadave të shkuara.

Gjithsesi, autoritetet shëndetësore paralajmërojnë qytetarët: të shmangin orët e pikut, të lënë ndezur, por në temperature konstante sistemin ftohës e ajrin e kondicionuar. Disa pjesë të Amerikës juglindore po vuajnë një të nxehtë ekstrem që prej 20 qershorit dhe kjo ka vënë në alarm mbi 86 milionë njerëz. Madje, banorët thonë se ka qenë aq nxehtë në disa orare, sa as pishinat e as kondicioneri, nuk kryenin më asnjë funksion. Po sipas Shërbimit Kombëtar Amerikan, Filadelfia, Nju Hemshpire, Konektikat dhe Maine, pritet që të përvëlohen ende në javën e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos