Pesë persona dënohen me burgim të përjetshëm në Bahrein për komplot me Iranin

Nga A2 CNN
28 Prill 2026, 14:07 | Bota

Pesë persona dënohen me burgim të përjetshëm në

Pesë persona janë dënuar me burgim të përjetshëm në Bahrein për planifikimin e “akteve terroriste dhe armiqësore” në bashkëpunim me Iranin.

Prokuroria publike e Bahreinit njoftoi në një postim në X se dënimet me burgim të përjetshëm iu dhanë dy shtetasve afganë dhe tre qytetarëve bahreinas.

“Prokuroria Publike thekson se krimi i komunikimit me entitete të huaja armiqësore kundër Mbretërisë së Bahreinit konsiderohet një nga krimet më të rënda që prekin sigurinë kombëtare,” thuhet në deklaratën e saj në X.

Një tjetër grup prej 25 personash u dënua me burg deri në 10 vjet “për mbështetje të akteve terroriste iraniane kundër Mbretërisë së Bahreinit”.

Sipas aktivistes së të drejtave të njeriut nga Bahreini, Maryam Alkhawaja, kjo është hera e parë që persona në Bahrein akuzohen në lidhje me luftën kundër Iranit, përcjell A2CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos