Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2025, 21:12 | Bota

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’

Shkencëtari James Watson, fitues i Çmimit Nobel, bashkëzbulues i strukturës së ADN-së, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeç.

Hulumtimi dhe zbulimet e tij shkencore hapën dyert për të ndihmuar në shpjegimin e mënyrës se si ADN-ja mbart informacionin gjenetik, duke përgatitur terrenin për përparime të shpejta në biologjinë molekulare.

Titujt e tij të nderit iu hoqën në vitin 2019 pasi ai përsëriti komentet rreth racës dhe inteligjencës. Në një program televiziv, ai iu referua një pikëpamjeje se gjenet shkaktojnë një ndryshim midis zezakëve dhe të bardhëve në testet e IQ, shkruan A2 CNN.

Vdekja e Watson, i cili ishte bashkë-zbulues i strukturës së ADN-së me spirale të dyfishtë në vitin 1953, u konfirmua për BBC-në nga Laboratori Cold Spring Harbor, ku ai punoi dhe bëri kërkime për dekada të tëra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos