Planet për sulm në koncertet e Taylor Swift, arrestohet një i ri nga Iraku

Nga A2 CNN
9 Gusht 2024, 11:53 | Bota
Planet për sulm në koncertet e Taylor Swift, arrestohet një i ri

Një 18-vjeçar irakian është ndaluar në Vjenë lidhur me hetimet që po bëhen rreth planeve për të sulmuar disa koncerte të Taylor Swift në kryeqytetin e Austrisë.

Lajmin e bëri të ditur ministria e Brendshme e vendit të premten.

Shtetasi nga Iraku besohet se vjen nga i njëjti rreth si i dyshuari kryesor, 19-vjeçari austriak me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

I dyshuari kryesor, i cili ishte zotuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik, dyshohet se po planifikonte një sulm vdekjeprurës në koncertin e Swift ku mund të ndodheshin të paktën 20 mijë fansa.

Ylli amerikan i popit kishte planifikuar koncerte në Vjenë, për të enjten, premten dhe të shtunën. Të tre këto koncerte u anuluan për shkaqe sigurie.

Lidhur me ngjarjen janë vënë në pranga edhe dy të rinj të tjerë austriakë, 17 dhe 15 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos