Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi një urdhër ekzekutiv duke e goditur Indinë me një tarifë shtesë prej 25% për blerjet e saj të naftës ruse. Kjo do ta rrisë tarifën totale mbi importet indiane në Shtetet e Bashkuara në 50% - ndër tarifat më të larta të vendosura nga SHBA-ja. Norma e re do të hyjë në fuqi "21 ditë pas datës së këtij urdhri", thuhej në urdhrin ekzekutiv.
Një përgjigje nga ministria e jashtme e Indisë tha se Nju Delhi e kishte bërë të qartë qëndrimin e tij mbi importet nga Rusia dhe përsëriti se tarifa është "e padrejtë, e pajustifikuar dhe e paarsyeshme". Presidenti amerikan kishte paralajmëruar më parë se do të rriste taksat, duke thënë se zyrtarëve të Indisë "nuk u intereson se sa njerëz në Ukrainë po vriten nga Makineria Ruse e Luftës".
Të mërkurën, Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se "veprimet e Federatës Ruse në Ukrainë përbëjnë një kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së, duke kërkuar masa më të forta për të adresuar emergjencën kombëtare". (A2 Televizion)