Po hetonte vjedhjen e energjisë, policia italiane zbulone 1800 rrënjë kanabis

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2025, 18:09 | Bota

Po hetonte vjedhjen e energjisë, policia italiane zbulone 1800

Rreth 1,800 bimë marijuane, në fazën e rritjes, u kapën në Rosali, në periferi të Reggio Calabrias, nga karabinierët, të cilët arrestuan dy persona për vjedhje të energjisë elektrike.

Zbulimi u bë gjatë një operacioni nga efektivët e angazhuar në një aktivitet që synonte shtypjen e lidhjeve të paligjshme në rrjetin elektrik, me këtë rast ata zbuluan një serë plot me kanabis.

Brenda strukturës, karabinierët gjetën një sistem të sofistikuar ndriçimi dhe ajrimi për të inkurajuar rritjen e bimëve. Përveç kësaj, u zbulua një dhomë e përdorur si dhomë rritjeje, e pajisur me llamba halogjene, ventilator dhe dyshekë ngrohjeje për të siguruar kushte optimale për kultivim.

Përveç plantacionit, u sekuestruan edhe gjashtëmbëdhjetë thasë me marijuanë tashmë të tharë dhe të gatshme për treg, me një peshë totale mbi 170 kilogramë.

Dy pronarët, janë vendosur në arrest shtëpie vetëm për vjedhje të energjisë elektrike, deklaruan se malli ishte kanabis sativa, me destinacion tregun e ashtuquajtur “kanabis light”.

Disa mostra të substancës u morën dhe u analizuan në laboratorët e Universitetit Mesdhetar të Reggio Calabria. Testet të cilat, raporti i Karabinierëve, zbuluan një vlerë THC më të lartë se kufijtë ligjorë. Për këtë arsye u sekuestrua impianti i prodhimit, i cili përfshinte tre sera që përmbanin gjithsej 1800 bimë në faza të ndryshme të rritjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos