Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet nga sateliti

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 18:14 | Bota

Po thahet liqeni që furnizon Athinën me ujë, publikohen pamjet

Rritja e temperaturave ekstreme gjatë verës po bëhet gjithnjë e më e theksuar në Europë. Sipas të dhënave zyrtare, vera e fundit ka qenë më e nxehta në Spanjë që nga viti 1961, një trend që po përfshin gjithë kontinentin dhe po shkakton pasoja serioze për natyrën.

Një nga vendet më të goditura është Greqia fqinje, ku përveç zjarreve të shumta që kanë shkatërruar ekosistemet lokale, vendi po përballet edhe me një thatësirë të gjatë e të ashpër. Pasojat janë dramatike në liqenin Mornos, rezervuari kryesor që furnizon me ujë kryeqytetin grek, Athinën, shkruan A2 CNN.

Sipas autoriteteve greke, në katër vitet e fundit liqeni ka humbur më shumë se gjysmën e ujit: nga 19,1 kilometra katrorë në vitin 2022 ka zbritur në vetëm 8,7 kilometra katrorë në shtator 2025. Shkaku kryesor është mungesa e reshjeve dhe nxehtësia e zgjatur që ka prekur gjithë rajonin, shkruan A2 CNN.

Pamjet satelitore të misionit Copernicus Sentinel-2 të Agjencisë Hapësinore Evropiane tregojnë qartë ndryshimin e ujit midis janarit 2022 dhe tetorit 2025, me brigje të zbuluara dhe një peizazh që dëshmon për krizën klimatike që po përkeqësohet çdo vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos