Trump me “kompromis të mirë”, Zelensky: Putin nuk do ta pranojë, nuk do paqe

Nga Rosalba Bejdo
22 Tetor 2025, 17:16 | Bota

Trump me “kompromis të mirë”, Zelensky: Putin nuk do ta

Presidenti Volodimir Zelensky e cilësoi një kompromis të mirë, thirrjen e liderit amerikan Donald Trump që lufta mes Ukrainës dhe Rusisë të ndalej në vijën aktuale të betejës. Por Zelensky është i bindur se presidenti rus Putin nuk do ta mbështesë këtë plan.

“Ne patëm më shumë se dy orë bisedë mbi tema të ndryshme. Po, mendoj, e dini, detajet më të rëndësishme të asaj për të cilën flasim janë se si të mbrohemi, si të kemi unitet dhe garanci sigurie, garancitë e sigurisë për të ardhmen e Ukrainës dhe si të shkojmë tani në vendime politike , dua të them negociata paqeje apo mënyra diplomatike se si ta ndalojmë Putinin. Kjo është arsyeja pse patëm një bisedë të gjatë. Pas bisedës sonë, patë mesazhe publike nga Trump. Ai propozoi të qëndronim aty ku janë vijat e betejës- mendoj se ky ishte një kompromis i mirë, por nuk jam i sigurt se Putini do ta mbështesë atë, dhe ia thashë Presidentit”, tha Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos