"Popullsia do të zhvendoset", Netanyahu: Do të pushtojmë Rripin e Gazës, ta pastrojmë atë

Nga Erjon Dervishi
6 Maj 2025, 11:09 | Bota

"Popullsia do të zhvendoset", Netanyahu: Do të

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video në të cilën u përgjigjet pyetjeve nga zyra e tij e shtypit, duke iu referuar vendimit për të filluar pushtimin total të Rripit të Gazës. “Jemi në prag të pushtimit masiv të Gazës tha Netanyahu, duke theksuar gjithashtu edhe zhvendosjen e popullsisë në atë zonë.

“Natën e kaluar, u ulëm bashkë me kabinetin e luftës, deri vonë dhe vendosëm intensifikimin e një operacioni total ushtarak në Rripin e Gazës. Ky ishte rekomandimi i shefit të shtabit, të ecim përpara për shkatërrimin e Hamasit. Ai beson se kjo do të ndihmojë në shpëtimin e pengjeve gjatë operacionit. Unë jam dakord me këtë vendim. Nuk do të heqim dorë nga asnjë kërkesë e jona dhe nuk do të dorëzohemi përpara asgjëje. Kjo është ajo që po bëjmë. Nuk do të flasim për detaje sepse kemi folur në detaje për këtë çështje, çfarë do të bëjmë për pengjet dhe çfarë duhet bërë për mposhtjen e Hamasit. Një gjë duhet të jetë e qartë, nuk do të hyjmë dhe të dalim në Gaza vetëm për shkak të mobilizimit të rezervistëve. Ne do dalim nga ato territore, sapo të kemi kryer bastisjet e nevojshme. Ky është qëllimi ynë. Më në fund do të pushtojmë Rripin e Gazës. Nuk kemi më frikë nga fjala “okupim”. Do të pushtojmë Gazën, ta pastrojmë atë, dhe të marrim kontroll të çdo zone ku ne futemi. Në fund, pas një viti e gjysmë lufte, do të marrim nën kontroll ndihmën humanitare në mënyrë që ajo të mos bëhet pikë furnizimi për Hamasin. Po e ndajmë Hamasin nga popullsia civile dhe nga ndihma humanitare. Ne do ta eliminojmë atë, mundim atë, shkatërrojmë atë dhe të kthejmë pengjet. Kjo është mënyra e vetme". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos