Autoritetet indiane në shtetin e Uttarakhand janë në një betejë me kohën për të shpëtuar jetën e 40 punëtorëve, të cilët tashmë prej më shumë se 72 orësh vijojnë të qëndrojnë të bllokuar, për shkak të një rrëshqitje masivi dheu.
Ekipet e kërkim shpëtimit të ndihmuara dhe nga forcat federale po përpiqen të largojnë masivin e dheut për të mbërritur deri te punëtorët që tashmë janë në fund të rezervave të tyre me ujë dhe ushqime.
Punëtorët janë bllokuar rreth 200 metra në tunel dhe asnjë prej tyre nuk është lënduar, por ende nuk është e qartë se sa kohë do të duhet për t'i nxjerrë ata nga rreziku.
Tuneli i Silkyara në Uttarkashi është pjesë e një projekti ambicioz të qeverisë indiane për të mundësuar lidhjen për të vizituar zonat e famshme të pelegrinazhit në këtë shtet.
Shtetit malor ku ndodhen disa nga pikat më të bukura turistike të Himalajeve, strehon dhe disa nga vendet më të shenjta të besimit Hindu. (A2 Televizion)