“Pres përgjigje deri të dielën ose shpërthen ferri”, Trump i vë ultimatumin final Hamasit

Nga A2 CNN
3 Tetor 2025, 16:57 | Bota

“Pres përgjigje deri të dielën ose shpërthen

Donald Trump i ka vendosur një ultimatum të ri Hamasit, duke thënë se kjo e dielë, deri në orën 6:00 pasdite (sipas kohës së Uashingtonit) është afati i fundit, që organizata të pranojnë marrëveshjen e paqes së hartuar nga Amerika.

Siç tha Trump, marrëveshja është nënshkruar nga vendet e fuqishme në rajon dhe Izraeli. Nëse Hamasi nuk e pranon propozimin, sipas Trump, ndaj tyre do të shpërthejë ferri.

“Kundër Hamasit do të shpërthejë një ferr i vërtetë, diçka që askush nuk e ka parë më parë", deklaroi ai.

Në mënyrë specifike, Trump e përshkroi Hamasin në një postim si një "kërcënim të pamëshirshëm dhe të dhunshëm në Lindjen e Mesme”.

Siç tha ai, kulmi ishte "masakra e 7 tetorit", ndërsa deklaroi se në shenjë hakmarrjeje më shumë se 25,000 luftëtarë të organizatës janë vrarë dhe se pjesa tjetër "janë të rrethuar dhe të bllokuar ushtarakisht", duke pritur urdhrin e tij për t'i eliminuar ata.

Në të njëjtën kohë, ai iu drejtua civilëve të Rripit të Gazës, duke u kërkuar të gjithë palestinezëve të pafajshëm të largohen menjëherë nga zonat pasi janë në rrezik të madh për jetën. Trump kërkoi që ata të zhvendosen në zona më të sigurta, duke theksuar se "të gjithë do të kujdesen mirë nga ata që po përgatiten të ndihmojnë".

Trump kërkoi gjithashtu lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve, kërkoi dorëzimin e tyre imediat, përfshirë trupat.

Së fundmi, ai e bëri të qartë se gjakderdhja duhet të ndalet, duke përsëritur pritjet e tij se marrëveshja do të sillte paqe "në një mënyrë ose në një tjetër". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos