Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa mbështet armëpushimin në Liban

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 13:00 | Bota

Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa mbështet armëpushimin

Presidenti i përkohshëm i Syria, Ahmad al-Sharaa, tha se administrata e tij mbështet “hapat e ndërmarra nga zoti Donald Trump për një armëpushim në Liban”.

Duke folur në Forumin e Diplomacisë në Antalya, në jug të Turqisë, Sharaa tha se Siria, si vend fqinj, është ndikuar nga konflikti në Liban. “Duhet të sigurohemi që diplomacia të mbizotërojë në rajon; nuk duam konflikte të mëdha në rajonin tonë,” u shpreh ai.

Siria ka qenë e përfshirë ngushtë në Luftën Civile Libaneze dhe shpesh ka ndërhyrë në politikën libaneze. Ndërkohë, Hezbollah ka ndihmuar në mbështetjen e qeverisë siriane që forcat e Sharraa-s e rrëzuan në fund të vitit 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos