Më herët pati shumë reagime ndërkombëtare ndaj sulmeve të vazhdueshme vdekjeprurëse të Rusisë kundër Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, Presidenti Donald Trump tha se nuk i pëlqen bombardimi, ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron shkoi në rrjetin social ‘X’ dje për të ndarë zhgënjimin e tij për sulmet e Rusisë.
“Ndërsa Ukraina pranoi propozimin e Presidentit Trump për një armëpushim të plotë dhe pa kushte 30-ditor gati një muaj më parë, dhe ne po punojmë me të gjithë partnerët tanë për të siguruar paqen, Rusia vazhdon luftën me intensitet të ri, pa marrë parasysh civilët”, postoi ai, shkruan A2 CNN.
"Këto sulme ruse duhet të përfundojnë. Ne kemi nevojë për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe ne kemi nevojë për veprim të fortë nëse Rusia vazhdon të ngecë dhe të refuzojë paqen”, tha ai më tej.
“Për sa kohë Rusia do të injorojë propozimet e paqes nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina, ndërkohë që do të vazhdojë të vrasë fëmijë dhe civilë?”, përfundoi Macron, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)