Putin zbret në Kursk: Largoni sa më shpejt ukrainasit nga territori

Nga Erjon Dervishi
13 Mars 2025, 12:30 | Bota

Putin zbret në Kursk: Largoni sa më shpejt ukrainasit nga territori

Rusia i ka paraqitur SHBA-së një listë kërkesash për një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës së saj kundër Ukrainës dhe rivendosjen e marrëdhënieve me Uashingtonin. Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia e Lajmeve Ndërkombëtare Reuters, e cila citon burime konfidenciale diplomatike.  Nuk është e qartë se çfarë saktësisht ka përfshirë Moska në listën e saj ose nëse është e gatshme të përfshihet në bisedimet e paqes me Kievin përpara pranimit të tyre. Zyrtarët rusë dhe amerikanë diskutuan kushtet gjatë bisedave personale dhe virtuale gjatë tre javëve të fundit, thekson Reuters. Ata i përshkruan kushtet e Kremlinit si të gjera dhe të ngjashme me kërkesat që më parë i ka paraqitur Ukrainës, SHBA-së dhe NATO-s, transmeton A2 CNN.

Këto kushte të mëparshme përfshinin mungesën e anëtarësimit në NATO për Kievin, një marrëveshje për të mos vendosur trupa të huaja në Ukrainë dhe njohjen ndërkombëtare të pretendimit të Presidentit Vladimir Putin se Krimea dhe katër provinca i përkasin Rusisë. Rusia, vitet e fundit, gjithashtu ka kërkuar që SHBA-ja dhe NATO-ja të adresojnë ato që ajo i ka quajtur "shkaqet rrënjësore" të luftës, duke përfshirë zgjerimin e NATO-s drejt lindjes. Disa zyrtarë, ligjvënës dhe ekspertë amerikanë kanë frikë se Putini, një ish-oficer i KGB-së, do të përdorte një armëpushim për të intensifikuar atë që ata thonë se është një përpjekje për të ndarë SHBA-në, Ukrainën dhe Evropën dhe për të minuar çdo bisedim. Ambasada ruse në Uashington dhe Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment, shkruan A2 CNN.

Sakaq, Presidenti rus Vladimir Putin, ka bërë një vizitë të papritur në rajonin e Kurskut, në të cilën janë future ukrainase prej një viti. I veshur me rrobe ushtarake, Putin urdhëroi komandantët e lartë të mposhtin forcat ukrainase sa më shpejt të jetë e mundur.

"Detyra jonë është që në të ardhmen më të afërt, në kohën më të shkurtër të mundshme, të mposhtim plotësisht armikun që ka depërtuar në territorin e rajonit të Kurskut dhe ende po kryen operacione ushtarake këtu, të çlirojmë plotësisht territorin e rajonit të Kurskut, të rivendosim situatën përgjatë vijës kufitare shtetërore. Dhe, natyrisht, duhet të mendojmë, do t'ju kërkoja të mendoni për të ardhmen dhe krijimin e një zone kufiri”, tha Putin.

Përparimi i rrufeshëm i Rusisë në Kursk kërcënon kundërsulmin e Kievit në një moment vendimtar të luftës kur një armëpushim i mundshëm varet në balancë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos