Princesha e Uellsit, Kate Middleton, në një ditë jo të zakonshme është fotografuar duke drejtuar një tank gjatë vizitës në regjimentin e Rojeve të Mbretëreshës.
E veshur me uniformë ushtarake dhe me helmetë në kokë, ajo provon eksperiencën në mjetin e blinduar dhe duket se e shijon duke gjykuar nga buzëqeshjet e përjetësuara në foto.
Vizita e Kate në këtë regjiment vjen rreth 3 muaj pasi Mbreti Charles e emëroi Kryekolonele.
Princesha e Uellsit mori pjesë në disa aktivitete gjatë vizitës, duke përfshirë drejtimin e një tanku, mësimin e elementeve të komunikimit me radio dhe njohjen e dronëve.
Kjo nuk ishte eksperienca e saj e parë me veshje ushtarake, pasi në mars Kate vizitoi Gardën irlandeze ndërsa në shtator mori pjesë në një simulim fluturimi me Marinën Mbretërore si komodori i ri në krye të krahut ajror të flotës.
E teksa princesha merr rolin e ushtares dhe provon të drejtojë një tank, burri i saj Princi William ndodhet në Singapor. (A2 Televizion)