Konflikti në Gaza, Erdogan: Perëndimi i dobët për të kritikuar Izraelin, i ndjek masakrat nga larg

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2023, 11:51 | Bota

Konflikti në Gaza, Erdogan: Perëndimi i dobët për të

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, nga samiti i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik në Uzbekistan ka qenë i ashpër në raport me qëndrimin e shteteve perëndimore për situatën në Rripin e Gazës.

Lideri turk tha se ata po heshtin kur bëhet fjalë për sulmet e Izraelit ndaj civilëve në Gaza, të cilat kanë arritur në nivelin e “gjenocidit”.

Vendet perëndimore, të cilat vazhdimisht flasin për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe demokracinë, po i shikojnë këto masakra të Izraelit nga larg. Ata janë shumë të dobët për të bërë thirrje për armëpushim, e lëre më për të kritikuar vrasësit e fëmijëve", tha Erdogan.

Më tej, ai u shpreh se zhvillimet në frontin e konfliktit mes Hamasit dhe Izraelit tregojnë edhe një herë se myslimanët duhet të forcojmë unitetin e tyre.

Ne vazhdojmë nismat tona diplomatike. Nën kujdesin e bashkëshortes sime, më 15 nëntor do të mbahet në Stamboll një takim ndërkombëtar me pjesëmarrjen e bashkëshortëve të ministrave të shtetit dhe qeverisë. Do të ketë një solidaritet të fortë për vëllezërit tanë në Gaza. Është shumë e rëndësishme që të ngremë zërin së bashku”, deklaroi Erdogan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos