Problemet kompjuterike godasin bankat në të gjithë botën

Nga A2 CNN
19 Korrik 2024, 12:03 | Bota

Problemet kompjuterike godasin bankat në të gjithë botën

Pas kaosit të krijuar në disa aeroporte të botës për shkak të problemeve të sistemeve kompjuterike, probleme të ngjashme raportohet të kenë edhe disa banka.

Commonwealth Bank, banka më e madhe e Australisë, raportoi probleme në operacionet ditore. Nga këto probleme janë prekur edhe kompani kredidhënëse australiane, ANZ dhe Westpac. CNN raporton për probleme edhe në ASB Bank në Zelandën e Re.

Edhe banka afrikano-jugore Capitec ka raportuar për probleme në të gjitha degët e saj në vend për shkak të një defekti në një nënkontraktor të shërbimeve kompjuterike. Por pagesat elektronike dhe bankomatet punojnë si rregullisht.

Në Izrael, një zëdhënës i Bankës Qendrore tha se një problem teknik te kompania e sigurisë kibernetike, CroëdStrike, ka shkaktuar shqetësime në sistemin bankar në vend.

Ndërkohë, Banka e Anglisë ka raportuar se sistemet e saj nuk janë prekur. “Po e monitorojmë situatën në vijimësi dhe po bashkëpunojmë me autoritetet”, tha banka në një deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos