Protestat pro Palestinës, policia hyn në universitet: S'na lanë zgjidhje!

Nga A2 CNN
1 Maj 2024, 07:08 | Bota

Policia amerikan ka ndërhyrë në universitetin e Columbias për të nxjerrë jashtë protestuesit pro Palestinës, të cilët prej disa orësh ishin zhvendosur nga kampi jashtë ndërtesës dhe kishin bllokuar auditorët.

Dhjetëra të rinj u arrestuan teksa nuk munguan dhe momentet e përplasjes me policinë, e cila në disa raste përdori dhe dhunën.

Oficerët me veshje për protesta hynë nga një prej dritareve të godinës, ndërsa jashtë larguan shumë studentë që ishin mbledhur dhe kundërshtonin këtë ndërhyrje.

Sipas autoriteteve, në godinë kishte anarkistë të njohur të cilët nuk përfaqësojnë ideologji apo interesa politike, por duan vetëm të krijojnë konfuzion dhe përplasje me policinë.

“Ata nuk na lanë zgjidhje”, e justifikoi Universiteti i Kolumbias vendimin e tij për të thirrur policinë për të pastruar Hamilton Hall. "Na vjen keq që protestuesit zgjodhën të përshkallëzojnë situatën përmes veprimeve të tyre. Pasi mësuam se Hamilton Hall ishte zaptuar, vandalizuar dhe bllokuar, ne nuk kishim zgjidhje," thuhet në një deklaratë.

Presidenti i Universitetit të Kolumbias, Minouche Shafik, i kërkoi gjithashtu policisë që të ruajë kampusin deri më 17 maj, dy ditë pas ceremonisë së diplomimit, gjatë së cilës pritet të diplomohen rreth 15 mijë studentë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos