Publikohen fotot e pushimeve luksoze të të birit, kryeministri jep dorëheqjen

Nga A2 CNN
3 Qershor 2025, 11:15 | Bota

Publikohen fotot e pushimeve luksoze të të birit, kryeministri jep

Kryeministri i Mongolisë, Luvsannamsrain Oyun-Erdene, ka dhënë dorëheqjen pas javësh protestash masive dhe nisjes së një hetimi për korrupsion, të nxitur nga foto të publikuara në rrjetet sociale që tregonin jetën luksoze të të birit. Këto foto, që bënë xhiron e rrjetit, tregonin djalin e kryeministrit dhe të dashurën e tij me çanta të markës Dior dhe blerje të shumta gjatë pushimeve me rastin e fejesës.

Këto pamje ngritën pyetje mbi burimin e pasurisë së familjes së kryeministrit, në një vend ku korrupsioni ka qenë prej kohësh një shqetësim.

Publikohen fotot e pushimeve luksoze të të birit, kryeministri jep

Pavarësisht se Oyun-Erdene mohoi çdo përfshirje në afera të paligjshme dhe e cilësoi këtë si një fushatë shpifjeje kundër tij, ai humbi votëbesimin në parlament, shkruan A2 CNN. Nga 88 deputetë që morën pjesë në votimin e fshehtë, 44 votuan kundër tij, ndërsa 38 e mbështetën. Për të mbetur në detyrë, ai kishte nevojë për të paktën 64 vota nga 126 gjithsej.

“Ka qenë një nder të shërbej për vendin dhe popullin tim në kohë sfidash, përfshirë pandeminë, luftërat dhe tarifat”, tha Oyun-Erdene pas dorëheqjes.

Protestat, të udhëhequra kryesisht nga të rinj, kishin nisur dy javë para votimit në Sheshin Sukhbaatar të kryeqytetit Ulan Bator.

Sipas Transparency International, korrupsioni në Mongoli është përkeqësuar gjatë qeverisjes së Oyun-Erdene. Vendi u rendit i 114-ti nga 180 vende për transparencë qeveritare vitin e kaluar. Mongolia, e vendosur mes Rusisë dhe Kinës, po përpiqet të forcojë marrëdhëniet me Perëndimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos