
Duke iu përgjigjur njërës nga pyetjet e fundit, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se nënshkrimi i dokumenteve me udhëheqjen aktuale ukrainase është "i pakuptimtë".
Sipas mediave të huaja, Putin këmbëngul se Ukraina bëri një gabim strategjik kur “kishte frikë” të shkonte në zgjedhje.
Putini thekson se Rusia mbajti zgjedhje pavarësisht se ishte gjithashtu në një gjendje konflikti të armatosur, shkruan A2 CNN.
Ai shton se Rusia dëshiron të bjerë dakord me Ukrainën përfundimisht, por thotë se kjo është ligjërisht e pamundur tani.
Më tej Putin tha se dëshiron “njerëz të shëndetshëm” në krye të Ukrainës “të cilët duan të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndetshme me Rusinë në planin afatgjatë”. (A2 Televizion)
