Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se një "forcë sigurie" në Ukrainë do të veprojë si një garanci sigurie dhe do të vendoset një ditë pas një marrëveshjeje paqeje.
Sipas mediave të huaja, termi është i ndryshëm nga forca "paqeruajtëse" që është diskutuar deri tani.
Sipas Macron, ideja ishte për forca britanike dhe franceze me kërkesë të Ukrainës, shkruan A2 CNN.
Ai tha se forca është në një fazë planifikimi, por se nuk do të ishte një zëvendësim për trupat paqeruajtëse që do të vendosen në rast të një armëpushimi të mundsh.
Udhëheqësi francez thotë se disa shtete do të kontribuojnë në këtë forcë, por se ajo nuk do të jetë në vijën e kontaktit, përkundrazi do të vendoset në "zona strategjike".
Macron shtoi gjithashtu se jo çdo vend në koalicionin e vullnetshëm do të përfshihej në vendimmarrje për këtë nismë.
“Nuk është unanim”, thotë ai, teksa shton: “Nuk kemi nevojë për unanimitet për ta arritur atë”.
"Kjo forcë sigurie nuk duhet të zëvendësojë forcat paqeruajtëse në vijën e kontaktit ose ushtrinë e fuqishme ukrainase," përfundoi Macron, duke shtuar se do të kishte diskutime të mëtejshme. (A2 Televizion)