Irani: Budallallëk nëse SHBA-të lejojnë Netanyahu-n të vrasë diplomacinë. Ja motivi i fshehtë i tij

Nga A2 CNN
9 Prill 2026, 23:10 | Bota

Irani: Budallallëk nëse SHBA-të lejojnë Netanyahu-n të

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë se do të ishte "budallallëk" që Shtetet e Bashkuara të lejojnë Izraelin të rrezikojë armëpushimin rajonal duke vazhduar sulmet e tij intensive ndaj Libanit, ku janë vrarë qindra njerëz që kur armëpushimi hyri në fuqi.

Të enjten, Araghchi vuri në dukje se procesi gjyqësor për korrupsion i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu do të rifillojë të dielën. Ai sugjeroi që udhëheqësi izraelit ka një motiv të fshehtë për të vazhduar luftimet.

Një armëpushim në të gjithë rajonin, përfshirë edhe në Liban, do ta përshpejtonte burgosjen e tij”, shkroi Araghchi në mediat sociale. Më pas ai shtoi një mesazh për SHBA-të, që ka mohuar se Libani ishte përfshirë në armëpushimin fillestar.

Nëse SHBA-të dëshirojnë të shkatërrojnë ekonominë e tyre duke e lejuar Netanyahun të vrasë diplomacinë, kjo në fund të fundit do të ishte zgjedhja e tyre. Ne mendojmë se kjo do të ishte budallallëk, por jemi të përgatitur për këtë”, shkroi Araghchi.

Irani: Budallallëk nëse SHBA-të lejojnë Netanyahu-n të

Komenti i përdorur vjen si përgjigje ndaj gjuhës së zv.Presidentit amerikan JD Vance. Ky i fundit paralajmëroi iraninët se nëse do të lejonin që armëpushimi të zhbëhej vetëm për shkak të Libanit: “Do të ishte budallallëk, por kjo është zgjedhja e tyre”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos