Mediat ndërkombëtare raportojnë se Vladimir Putin propozi që takimi i tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, me qëllim përfundimin e luftës në Ukrainë, të zhvillohet në Moskë.
Kjo u bë e ditur për mediat nga dy burime të njohura me telefonatën midis Donald Trump dhe presidentit rus.
“Putin përmendi Moskën” gjatë telefonatës së tyre të hënën, tha një nga burimet për AFP, duke shtuar se Zelensky u përgjigj “jo”.
Më herët presidenti amerikan përsëriti paralajmërimin e tij se Vladimir Putin do të përballej me një “situatë të vështirë” nëse nuk bashkëpunonte në procesin e paqes, ndërsa Volodymyr Zelenskyy duhej të “tregonte pak fleksibilitet”.
(A2 Televizion)