“Shpresoj që Putin të sillet mire”- Trump: Zelensky duhet të jetë fleksibël në negociata

Nga A2 CNN
19 Gusht 2025, 15:25 | Bota

“Shpresoj që Putin të sillet mire”- Trump: Zelensky duhet

Presidentit amerikan Donald Trump ka folur në Fox News mbi një takim të mundshëm trepalësh që përfshin Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn.

Trump thotë se e telefonoi Putinin dje dhe shpreson që sjellja e udhëheqësit rus “do të jetë e mirë”.

Nëse jo, do të jetë një “situatë e vështirë”, shton Trump, përcjell A2 CNN.

Trump tha se shpreson që Zelensky “të bëjë atë që duhet të bëjë”, por thekson se ai duhet të jetë “fleksibël” edhe në negociata.

Ai shtoi se nuk do të thoshte që Zelensky dhe Putin do të bëhen ndonjëherë “miqtë më të mirë”, por sipas tij, të dy udhëheqësit janë ata që “duhet të vendosin gjërat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos