Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Fier-Ballsh

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2026, 11:04 | Kronikë

Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Fier-Ballsh

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në aksin Fier-Ballsh, në fshatin Lalar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Patosit, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime, pasi ka dalë menjëherë sapo ka vënë re flakët.

Paraprakisht, dyshohet se shkak ka qenë një defekt në sistemin elektrik, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos