Raketa, dronë dhe shpërthime. Ukraina dhe Rusia shkëmbjenë sulme, viktima në Tatarstan

Nga Xhevahir Qardaku
10 Gusht 2026, 14:57 | Bota

Lufta po shkon gjithnjë e më shumë në Rusi. 13 persona raportohen të vrarë në sulmin e rëndë të kryer me dronë nga Ukraina në republikën e Tatarstanit. Kështu pretendon guvernatori rajonal, i cituar nga mediat në Moskë, që saktëson se mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur.

Autoritetet në Rusi pretendojnë se sulmi me dron në Tatarstan është “një krim lufte” që, sipas tyre, do të “rëndojë në ndërgjegjen” e aleatëve perëndimorë të Ukrainës që e furnizojnë me armë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se ka rrëzuar 456 dronë ukrainas gjatë orëve të kaluara në rajone të ndryshme të vendit dhe në Krimenë e aneksuar, shkruan A2.

Viktima ka pasur edhe në Belgorod. Sulme dhe shpërthime ka pasur edhe në Ukrainë. Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në rajonin e Kharkiv pas shënjestrimit me artileri nga forcat e Rusisë të një zone banimi. Gjithashtu raportohet për disa të tjerë të plagosur.

Ushtarët e Putinit kanë kryer sulm me dronë dhe raketa në Sulmy duke plagosur 5 persona, gjithashtu edhe në Odesa. Sirenat e alarmit janë dëgjuar gjatë orëve të para të së hënës edhe në kryeqytetin Kiev.

Më herët, presidenti Volodymyr Zelenski deklaroi se Putini nuk do ta fitojë këtë luftë. Megjithatë dha alarmin se deri në 50 mijë ushtarë të Koresë së Veriut mund të dislokohen në Rusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos