Vuçiç kërcënon me devijimin e Ibrit, Hoxha kundër Presidentit serb: Uji s’mund të përdoret si armë politike

Nga Fjorela Beleshi
10 Gusht 2026, 16:47 | Politikë

Kërcënimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të lënë pa ujë Kosovën, duke i ndryshuar rrjedhën lumit Ibër, ka vënë në lëvizje Tiranën zyrtare.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri i Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, i kërkon Beogradit që të mos e përdorë ujin si armë politike: “Shqipëria shpreh shqetësim të thellë mbi deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër”.

Kryediplomati shqiptar i kërkon Beogradit që të respektojë të drejtën ndërkombëtare të ujërave dhe të respektojë fqinjësinë e mirë: “Ndryshimi i rrjedhës së një lumi që përbën pjesë të një sistemi ujor ndërkufitar nuk është një çështje thjesht e brendshme, veçanërisht kur pasojat e tij prekin drejtpërdrejt territorin, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve të një vendi tjetër”.

Në fund, po në të njëjtin postim në rrjetet sociale, Ferit Hoxha shpreh mbështetjen për Kosovën, ndërsa bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina ta trajtojnë këtë çështje nëpërmjet dialogut, jo kërcënimeve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos