Irani pretendon se është pranë një marrëveshje finale me Omanin që do të përcaktojë korridoret e reja të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Megjithatë ministri i Jashtëm Abbas Araqchi paralajmëroi se para se ngushtica jetike të rihapet shtetet e bashkuara duhet të përmbushin kushte të tjera. Mes tyre përfshihet kompensimi për dëmet e luftës, heqja e sanksioneve dhe dhënia e fund e kërcënimeve ushtarake.
Negociatat tona me Omanin kanë të bëjnë me përcaktimin e një rruge të re detare në Ngushticën e Hormuzit. Këto negociata kanë përparuar mirë; mund të them se jemi në fazat përfundimtare dhe se rrugët ekzistuese do të zëvendësohen me të reja. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se ngushtica e Hormuzit do të hapet. Ky marrëveshje mund të arrihet, por hapja e ngushticës së Hormuzit varet nga përmbushja e një sërë kushtesh të tjera.
Ministri i jashtëm Arachci theksoi se vendi i tij nuk do të rinisë bisedimet e drejtpërdrejta me SHBA për sa kohë që uashingtoni shkel marrëveshjen e përkohshme të firmosur në qershor. Presidenti amerikan Donald trump deklaroi në një intervistë për Axios se SHBA po negocionin vetëm pjesërisht me Iranin.
“Thjesht po e vëzhgojmë Iranin, me inflacionin e tij të jashtëzakonshëm dhe faktin që nuk kanë para”, ishte deklarata e tij. Ndërkohë situata në gji mbetet e ndezur.
Rebelët Huthi të lidhur me Iranin sulmuan rafinerinë saudite të naftës Jazan ku perpunohen400 mijë fuçi nafte ne dite, vetëm dy ditë pasi Arabia Saudite nënshkroi një ujdi për mbrojtjen kolektive me turqinë dhe Pakistanin. Siç raportohet një zjarr shpërtheu në rafineri, por pa shkaktuar lëndime. Po ashtu Huthët ndërmorën një sulm raketor dhe me dronë kundër qytetit port Jemenit të Mocha në detin e kuq. Porti është pranë ngushticës strategjike të Bab el Mandeb që lidh Detin e Kuq me gjirin e Adenit dhe oqeanin indian. (A2 Televizion)