Një situataë e paprecedentë ka ndodhur në Poloni, një nga vendet më të fuqishme ushtarake të Bashkimit Europian.
Sipas qeverisë në Varshavë, disa avionë rusë hynë në hapësirën ajrore polake gjatë sulmeve ajrore ruse kundër Ukrainës. Ky fakt u bë i ditur nga Ministri polak i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz.
Objekti i parë ishte një raketë ruse Kh-101. Objekti i dytë ishte gjithashtu një raketë, dhe i treti ka të ngjarë të ketë qenë një dron, theksojnë zyrtarët polak. Nuk ishte rastësi që kjo ndodhi gjatë një stërvitjeje të të ashtuquajturit Koalicion i Gatishmërisë në Poloni, tha Kosiniak-Kamysz. Varshava do të kërkojë mbështetje shtesë nga NATO. Sipas autoriteteve, deri më tani nuk ka pasur të lënduar, shkruan A2.
Ministri i Mbrojtjes deklaroi se shërbimet e emergjencës kishin gjetur mbeturina në Mołodycz, Rudnik nad Sanem dhe Nowy Lipowiec në jugperëndim të vendit. Kryeministri Donald Tusk mblodhi një ekip krize të përbërë nga ministra dhe përfaqësues nga shërbimet ushtarake dhe të inteligjencës. Po ashtu edhe zyrtarët lokal treguan versioinn e tyre.
“400 metra nga këtu pas nesh, një objekt i madh, 7 metra i gjatë, ra në orën 6:40. Unë dhe gruaja ime po pinim kafe së bashku, dhe papritmas pati një krismë, ose më saktë një erë të fortë, një goditje në dritare, një goditje në ndërtesë, si një zë. Ne vrapuam në ballkon për të parë se çfarë po ndodhte. Dhe pikërisht këtu, mbi këtë pyll, po ngrihej tym i zi. Tym i zi, jo re tymi, por më shumë si një kërpudhë e madhe dhe e dallueshme”, tha Andrzej Borowiec, kryetar i Qarkut Aleksandrow.
Qendra e Sigurisë Qeveritare të Polonisë, agjencia qendrore e paralajmërimit të vendit, njoftoi banorët në juglindje për një sulm ajror herët të premten në mëngjes. "KUJDES! KUJDES! KUJDES! Rrezik nga një sulm ajror. Kërkoni strehim", shkruhej në një mesazh me tekst të dërguar njerëzve në 42 qarqe dhe qytete.
Të mërkurën, gazeta "Rzeczpospolita" raportoi se shërbimet ruse të inteligjencës kishin planifikuar një provokim të dhunshëm në kufirin me enklavën e Kaliningradit në fund të tetorit, për të cilin do të fajësohej Ukraina. Qëllimi ishte të detyrohej Polonia të ndalonte ndihmën e saj për Ukrainën.
Në fund të korrikut, një avion hyri në hapësirën ajrore polake dhe u rrëzua pranë qytetit Tarnawa Kolonia. Nuk pati asnjë të lënduar. Sipas qeverisë polake, ishte një raketë ruse CH-101.
(A2 Televizion)