Argjentina mund të ketë gjetur një nga emrat që do të mbajë mbi supe të ardhmen e saj pas Lionel Messit. Dhe këtë herë, vlerësimi më emocionues vjen nga vetë familja e legjendës argjentinase.
Bëhet fjalë për Nico Paz, talentin 22-vjeçar të Comos, i cili po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi te kampionët e botës, shkruan A2.
Një episod i veçantë është zbuluar nga xhaxhai i tij, Fabián Paz, në një intervistë për Radio La Red.
Sipas rrëfimit të tij, pas ndeshjes së lamtumirës së Messit me kombëtaren, më 6 tetor, Nico takoi mamanë e yllit argjentinas, Celia Cuccittini. E emocionuar dhe me lot në sy, ajo e kapi për dore dhe i tha: “Ti je pasardhësi i djalit tim!”
Një fjali që e la të shtangur futbollistin. Sipas xhaxhait, kur u kthye, Nico nuk arrinte ta besonte atë që sapo kishte dëgjuar.Një kompliment që peshon shumë, por edhe një përgjegjësi e madhe për talentin që Argjentina shpreson të shohë të shkëlqejë në epokën pas Messit. (A2 Televizion)