Tashmë është zyrtare! Kuqezinjte e rrjetws do të jenë pjesë e Ligws Europiane të Volejbollit, një kompeticion i rëndësishëm për ekipet kombëtare të rritura, si në kategorinë e meshkujve, ashtu edhe në atë të femrave.
Turneu do të zhvillohet gjatë muajit qershor, në tri fundjava radhazi, nga 4 deri më 20 qershor. Të gjitha përfaqësueset do të jenë pjesë e një grupi të vetëm dhe do të luajnë në tri raunde, me nga dy ndeshje për çdo ekip në secilën fazë. Federata Shqiptare e Volejbollit do të ketë gjithashtu rolin e organizatores në dy prej këtyre aktiviteteve: raundin e parë për meshkuj dhe raundin e tretë për femra, shkruan A2.
Për meshkujt, kundërshtarët janë Portugalia dhe Kroacia në raundin e parë, Izraeli dhe Hungaria në të dytin, ndërsa Mali i Zi dhe Qipro në të tretin.
Objektivat e përfaqësueseve kuqezi janë më ambicioze këtë herë. Pas një edicioni ku munguan fitoret, synimi është jo vetëm një paraqitje dinjitoze, por edhe sigurimi i të paktën një suksesi në këtë kompeticion.
Përgatitjet për të dyja kombëtaret pritet të nisin në mesin e muajit maj, në mënyrë që skuadrat të kenë kohën e nevojshme për të mbërritur në formën optimale.
Një tjetër mundësi për volejbollin shqiptar për të matur forcat me kundërshtarët e kontinentit. Kjo do të jetë hera e dytë radhazi që kombëtarja shqiptare merr pjesë në këtë kompeticion. (A2 Televizion)