Rrezikon shembjen! Shkodër, banorët apel për ndërhyrje në urën e Bardhajve

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
20 Nëntor 2026, 14:42 | Sociale

Rreth 4 mijë banorë të zonave të ndryshme rurale që lidhen me qytetin e Shkodrës me urën e Bardhajve rrezikojnë çdo ditë gjatë kalimit në këtë urë, e cila ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme. Projekti për rikonstruksionin e saj i lajmëruar që në muajin qershor, ende nuk ka nisur të zbatohet.

Ura e Bardhajve, e cila lidh qytetin e Shkodrës me fshatrat e zonës së Rrethinave, po shkon drejt degradimit, shkruan A2.

Në ketë urë kalojnë afro 4 mijë banorë, te cilët në mënyrë të përsëritur dhe tani para stinës së dimrit dhe reshjeve që pritet të shtohen, kanë apeluar sërish që të merren masa pa ndodhur ndonjë ngjarje më e rëndë.

Rritja e nivelit të lumit Kir rrezikon akoma më shumë qëndrueshmërinë e kësaj ure.

Problematikat e gjendjes së kësaj ure pranohen edhe nga Bashkia e Shkodrës, e cila në qershor të këtij viti lajmëroi hartimin e një projekti për rikonstruksionin e plotë të saj, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, por që deri më tani nuk ka asnjë veprim konkret. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos