Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e Libanit jugor

Nga A2 CNN
23 Mars 2026, 23:41 | Bota

Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e Libanit jugor

Izraeli duhet të pushtojë sipërfaqe të gjera toke në Libanin jugor si pjesë e fushatës së tij të vazhdueshme kundër militantëve të Hezbollahut, deklaroi Ministri i Financave Bezalel Smotrich. Kufiri i ri duhet të zhvendoset deri në lumin Litani, i cili ndodhet gati 40 kilometra larg kufirit jugor të Libanit me Izraelin, tha ai duke folur për radion izraelite të hënën.

E them këtu në mënyrë të prerë... në çdo sallë dhe në çdo diskutim gjithashtu: kufiri i ri izraelit duhet të jetë Litani”, tha Smotrich. Fushata “duhet të përfundojë me një realitet krejtësisht të ndryshëm, si me vendimin e Hezbollahut, por edhe me ndryshimin e kufijve të Izraelit”, shtoi ai.

Jeruzalemi Perëndimor filloi një fushatë ushtarake kundër Hezbollahut në fillim të marsit, pasi lëvizja militante me bazë në Liban nisi një valë sulmesh ndaj shtetit hebre në hakmarrje për vrasjen e udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei.

Sulmet pasuan një fushatë të përbashkët SHBA-Izrael kundër Iranit, të nisur më 28 shkurt. Që atëherë, Izraeli ka urdhëruar të gjithë banorët e Libanit jugor të largohen nga zona në jug të Litanit për shkak të asaj që e quajti "operacione tokësore të kufizuara dhe që kanë si target fortesat kryesore të Hezbollahut". 

Sipas autoriteteve libaneze, sulmet izraelite kanë vrarë mbi 880 njerëz gjatë dy javëve të fundit, me më shumë se 2,000 të plagosur dhe mbi një milion të zhvendosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos