Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in

Nga A2 CNN
23 Mars 2026, 23:18 | Bota

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri me dije se ka zhvilluar një bisedë me Donald Trump, duke theksuar se presidenti amerikan beson se “ekziston një mundësi për të shfrytëzuar arritjet e jashtëzakonshme” të operacionit të përbashkët SHBA-Izrael për të “realizuar qëllimet e luftës” përmes një marrëveshjeje me Iranin.

Sipas Netanyahu-t, një marrëveshje e tillë “do të mbrojë interesat jetësore” të Izraelit, raporton A2CNN. 

Kryeministri izraelit theksoi gjithashtu se ushtria e vendit të tij po vijon operacionet ushtarake si në Iran ashtu edhe në Liban, duke pretenduar se po “shkatërron” programin bërthamor të Teheranit dhe po i jep “goditje të rënda” Hezbollahut.

“Vetëm pak ditë më parë eliminuam dy shkencëtarë të tjerë bërthamorë dhe do të ketë edhe të tjerë. Ne do të mbrojmë interesat tona jetësore në çdo situatë,” deklaroi ai.

Megjithatë, nga ana tjetër, autoritetet iraniane mohojnë çdo negociatë. Më herët gjatë ditës, kryetari i parlamentit të Iranit deklaroi se nuk ka pasur diskutime me SHBA-në, duke i cilësuar raportimet si “lajme të rreme që përdoren për të manipuluar tregjet e naftës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos