All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rënia e Avdiivka, Rusia kryen masakër ndaj trupave ukrainase

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2024, 07:06 | Bota
All - Paragraf - 1

Rënia e Avdiivka, Rusia kryen masakër ndaj trupave ukrainase

Javën e kaluar, forcat ukrainase dorëzuan qytetin lindor të Avdiivka, të cilin ata e kishin mbrojtur me muaj të tërë kundër një sulmi brutal rus.

All - Paragraf - 3

Pushtimi i Avdiivka përfaqëson një fitore strategjike dhe simbolike për Rusinë, potencialisht duke hapur rrugë për ofensiva të mëtejshme kundër territorit të kontrolluar nga Ukraina.

Komandanti i përgjithshëm ukrainas, Oleksandr Syrskyi, thotë se ai urdhëroi një tërheqje nga qyteti për të shpëtuar jetën e ushtarëve.

Sipas CNN, disa orë pasi trupat ruse ngritën flamujt e tyre mbi Avdiivka, ka dalë një histori e tmerrshme e disa ushtarëve të plagosur që nuk arritën të shpëtonin dhe u vranë më vonë, ndërsa trupat ruse arritën në pozicionin e tyre.

All - Paragraf - 6

Avdiivka ishte në vijën e parë të luftës midis Kievit dhe Moskës për gati një dekadë. Luftimet e ashpra u ndezën atje për muaj të tërë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia gati dy vjet më parë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos