Rinisin në Doha bisedimet për një pauzë tjetër mes Izraelit dhe Hamasit

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2023, 13:46 | Bota

Rinisin në Doha bisedimet për një pauzë tjetër mes

Bisedimet për një pauzë tjetër të mundshme humanitare mes Izraelit dhe Hamasit, duket se po vijojnë në Doha.

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se një ekip nga shërbimet e inteligjencës izraelite Mossad ishte në Doha të shtunën për bisedime me ndërmjetësit e Katarit me qëllim mundësimin e një tjetër pauze mes palëve në konflikt.

Sipas raportimeve, bisedimet e ndërmjetësuara nga Katari u përqendruan në lirimin e mundshëm të një grupi tjetër pengjesh izraelite, përveç grave dhe fëmijëve, dhe parametrat e një armëpushimi, të cilat burimi i Reuters tha se ndryshonin nga marrëveshja e armëpushimit që u rrëzua të premten.

Izraeli dhe Hamasi kanë marrë në konsideratë parametra të rinj për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin që para rënies së tij.

Armëpushimi i cili filloi më 24 nëntor përfshinte lirimin nga Hamasi të grave dhe fëmijëve izraelitë të marrë peng më 7 tetor në këmbim të lirimit të palestinezëve, përfshirë gratë, të mbajtur në burgjet izraelite.

Për përfundimin e pauzës së luftimeve, Izraeli dhe Hamasi kanë drejtuar gishtin nga njëri-tjetri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos