Rrëshqitje dheu në Kolumbi, 18 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Nga A2 CNN
13 Janar 2024, 08:41 | Bota

Rrëshqitje dheu në Kolumbi, 18 viktima dhe dhjetëra të

Një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut ka vrarë të paktën 18 persona dhe ka plagosur më shumë se 30 në veriperëndim të Kolumbisë. Sipas autoriteteve lokale rezultojnë edhe shumë të zhdukur.

Rruga që lidh qytetin e Medellin me Quibdo, në departamentin Choco, u mbyll përkohësisht pasi u dëmtua nga disa rrëshqitje dheu, deklaroi për mediat një zyrtar nga zyra e guvernatorit.

“Në të njëjtën rrugë, pranë komunës Carmen de Atrato, shumë njerëz dolën nga automjetet e tyre për t'u strehuar në një shtëpi që fatkeqësisht ishte fundosur nga një rrëshqitje dheu”, raportuan autoritetet.

Rrëshqitje dheu në Kolumbi, 18 viktima dhe dhjetëra të

Zëvendëspresidentja Francia Márquez tha në X se kjo ngjarje la rreth 30 të plagosur. Edhe kryebashkiaku i Carmen de Atrato Jaime Herrera, tha për mediat vendase se shumë njerëz ishin të plagosur rëndë, ndërsa të tjerët ishin ende të bllokuar nën tokë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale dhe kanalet televizive tregojnë makina të shkatërruara nga balta. Departamenti Choco, i cili kufizohet me Oqeanin Paqësor dhe është shtëpia e një pylli të madh tropikal, është goditur nga shirat e dendur në 24 orët e fundit.

Rrëshqitje dheu në Kolumbi, 18 viktima dhe dhjetëra të

Kolumbia po përjeton një periudhë thatësire, por Instituti i Hidrologjisë, Meteorologjisë dhe Studimeve Mjedisore (IDEAM) kishte paralajmëruar rrezikun e shirave të dendur në disa rajone në kufi me Paqësorin dhe Amazonën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos