Rrëzimi i helikopterit të Raisit, ende asnjë gjurmë nga presidenti iranian, moti i keq vështirëson kërkimet

Nga A2 CNN
19 Maj 2024, 19:16 | Bota

Rrëzimi i helikopterit të Raisit, ende asnjë gjurmë nga

Dyzet ekipe shpëtimi kanë dalë në terren për të kërkuar helikopterin, i cili u rrëzua këtë të diel në Iran, në të cilin po udhëtonte edhe presidenti iranian Ebrahim Raisi.

Ende nuk ka asnjë gjurmë nga presidenti, ndërkohë ministri i Brendshëm i Iranit, Ahmad Vahidi, tha se disa skuadra shpëtimi janë ende në kërkim të helikopterit, dhe se sipas tij do të duhet pak kohë për ta gjetur pasi kërkimet i pengon edhe moti i keq me mjegull dhe shi.

“Gjërat janë nën kontroll dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë punën e tyre. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më shpejt,”– u shpreh Vahidi duke shtuar se “do të duhet kohë për të arritur në vendndodhjen e helikopterit për shkak të kushteve të këqija të motit”.

Përveç presidentit, në bord ishin edhe: Mohammad Ali Al Hashem, imam i Tabrizit; Hossein Amirabdollahian, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike; Malik Rahmati, guvernator i Azerbajxhanit Lindor; piloti, një bashkë-pilot, kreu i ekipit të mbrojtjes dhe një nga rojet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos