
Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të kësaj të premteje, në zonën e Vilës së Zogut në Durrës. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 40 metra në humnerë.
Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa automjeti ka përfunduar në një terren të vështirë, duke e bërë ndërhyrjen edhe më të komplikuar.
Drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga zona dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa bluzat e bardha po bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat e sakta se si automjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
(A2 Televizion)