
Një situatë e rënduar me zjarret raportohet në Pukë, ku flakët po përparojnë nga fshati Gojan i Madh drejt fshatit Gojan i Vogël, duke iu afruar banesave.
Sipas raportimit të gazetarit të A2 CNN nga terreni, banorët kanë punuar gjatë gjithë natës me fadroma dhe mjete të tjera për të frenuar përhapjen e flakëve. Megjithatë, situata vijon të jetë kritike.
Fshati Gojan i Vogël ndodhet mes dy vatrave të zjarrit, të cilat po afrohen me banesat. Sipas informacionit të marrë nga terreni, nëse zjarri vijon me të njëjtin ritëm, banorët mund të duhet të evakuohen brenda një ore.
Gjendja raportohet aq e rënduar sa banorët nuk po përgjigjen më në telefon, ndërsa përpjekjet për të mbrojtur banesat vijojnë. (A2 Televizion)