Aksident në Rrashbull, ndërron jetë 32-vjeçari

Nga A2 CNN
21 Gusht 2026, 09:38 | Kronikë

Aksident në Rrashbull, ndërron jetë 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkozet-Shijak, pranë Rrashbullit. Policia bën me dije se një automjet, drejtuesi i së cilës nuk është identifikuar, ka përplasur drejtuesin e biçikletës.

Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij”, thuhet në njoftim.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos