Rrëzohet Papa Françesku, zyra e shtypit: Ka pësuar fraktura dhe mavijosje

Nga A2 CNN
16 Janar 2025, 13:44 | Bota

Rrëzohet Papa Françesku, zyra e shtypit: Ka pësuar fraktura dhe

Zyra e shtypit e Vatikanit ka bërë të ditur përmes një njoftimi se Papa Françesku ka pësuar disa fraktura dhe mavijosje, pasi mëngjesin e sotëm është rrëzuar teksa ndodhej në rezidencën e Santa Martës.

Ati i Shenjtë mësohet se ka dëmtuar parakrahun e djathtë, që mjekët ia kanë vendosur në allçi si masë paraprake.

Ky është incidenti i dytë në vetëm një muaj, pasi më 7 dhjetor 2024, Papa Françesku goditi mjekrën në komodinën e tij, çka i shkaktoi një hematomë të madhe në fytyrë.

Megjithatë, Françesku mbajti agjendën e tij, duke mbajtur seancat e ndryshme të planifikuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos