Rubio kërkon një “Plan B” për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Nga A2 CNN
22 Maj 2026, 17:35 | Bota

Rubio kërkon një “Plan B” për rihapjen e

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, tha se ka folur me aleatët e NATO-s rreth sfidave të mundshme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, shkruan A2CNN. 

Duke folur me gazetarët në takimin në Helsingborg të Suedisë, Rubio tha: “Duhet të kemi një plan B nëse dikush po qëllon” në Ngushticën e Hormuzit.

Në një moment, ideal, ata e hapin ngushticën”, tha Rubio për Iranin. “Plani B duhet të jetë, çfarë nëse Irani thotë: ‘Jo, ne refuzojmë ta hapim Ngushticën’?

Vendet, përfshirë SHBA-në, do të duhet të “bëjnë diçka në lidhje me këtë”, shtoi sekretari, por nuk tha nëse mendonte se NATO duhet të përfshihej.

Rubio përsëriti gjithashtu komentet e mëparshme në lidhje me statusin e bisedimeve, duke pretenduar se negociatorët amerikanë po merreshin me njerëz “të vështirë”.

Ka pasur njëfarë progresi, por ende s’jemi atje ku duhet”, tha ai. “Shpresojmë që kjo do të ndryshojë, por mund të mos ndryshojë”, shtoia ai.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos