Hapja e një konsullate të re dhe më të madhe amerikane në Groenlandë është shoqëruar me protesta kundër ambicieve të Presidentit Donald Trump për rritjen e ndikimit amerikan në ishullin arktik.
Qindra demonstrues dolën në rrugët e kryeqytetit Nuuk me pankarta kundër SHBA-së dhe slogane si “Groenlanda u përket groenlandezëve” dhe “Jo është Jo!”.
Kryeministri i Groenlandës dhe disa politikanë lokalë refuzuan të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të godinës, shkruan A2.
Trump ka deklaruar më herët se Groenlanda është strategjikisht jetike për përballjen me Rusinë dhe Kinën, madje Shtëpia e Bardhë kishte shqyrtuar edhe mundësinë e marrjes së kontrollit mbi ishullin.
Qeveria e Groenlandës ka reaguar duke theksuar se territori nuk është në shitje dhe do t’i përkasë gjithmonë popullit të saj. (A2 Televizion)